Botë

Amerikanëve u rrëshqiti nga duart lufta në Irak

Foto: AFP

Fotografia e luftës së prirë nga SHBA-ja në Irak është bërë edhe më e qartë me publikimin e raportit analizues në lidhje me këtë luftë.

Raporti i titulluar “Ushtria e Shteteve të Bashkuara në luftën në Irak”, prezanton gjetjet e fundit në lidhje me luftën që filloi në vitin 2003.

Sipas gazetës së ushtrisë amerikane “Army Times”, raporti thekson se SHBA-ja nisi luftën, por e kishte të pamundur ta mbante nën kontroll situatën, duke përhapur dhunë dhe paqartësi të vazhdueshme në Irak, transmeton KTV.

Të dhënat tregojnë se rreth 200 mijë civilë janë vrarë nga dhuna në Irak që prej vitit 2003.

Në pikën më të lartë të konfliktit janë vrarë gati 4 mijë civilë brenda një muaji.

Në vitin 2003, atëherë Sekretari i Shtetit, Colin Powell, kishte thënë para Këshillit të Sigurimit se regjimi i Saddam Husseinit kishte armë bërthamore, mirëpo gjatë tetë vjetësh të pushtimit të Irakut, ushtria amerikane asnjëherë nuk ka zbuluar armë të tilla.