170 milionë euro dëme nga protestat e jelekverdhëve në Francë

Gent Mehmeti Gent Mehmeti 19 March 2019 19:40

Vlera e dëmeve që prej fillimit të protestave të jelekverdhëve në Francë, ka arritur në 170 milionë euro. Ministri i Financave, Bruno Le Maire, ka thënë se në këtë shifër nuk janë përfshirë dëmshpërblimet nga protestat e fundjavës që ndodhën Champs Elysees.

Protestat kundër qeverisë kanë shfaqur pabarazinë franceze mes Parisit dhe qyteteve të tjera ose në përgjithësi, mes të pasurve dhe të varfëve, transmeton KTV. Për këtë shkak, që prej muajit nëntor, bulevardi Champs Elysees dhe dyqanet borgjeze kanë qenë shkak i sulmeve të jelekverdhëve.

Ndërkohë, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përgjegjësit e protestës së dhunshme në bulevardin e famshëm i ka quajtur “grumbull huliganësh” ndërsa ka mirëpritur kërkesën për ndalim të protestave. Autoritetet franceze kanë njoftuar se në mesin e 10 mijë protestuesve, 1 mijë e 500 ishin huliganë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme