Botë

14 vjeçarja vdes pasi i bie telefoni në vaskë

Descriptive Text

Një nxënëse ruse u mbyt në banjë pasi kishte pësuar një shok elektrik kur telefoni i saj i kishte rënë në ujë, shkruan Daily Mail.

Yulia Vysotskaya, 14 vjeçare, ishte duke e mbushur telefonin e saj kur i kishte rrëshqitur nga duart derisa ishte në banjë në shtëpinë e saj në Cheboksary, transmeton Koha.net.

Image

Prindërit e saj të shkatërruar “thirrën një ambulancë, por paramedikët ishin në gjendje të regjistrojnë vdekjen e saj dhe të merrnin trupin e saj për në morg”, thotë një raport duke cituar burimet mjekësore.

Raportohet se ky është rasti i tretë i ngjashëm brenda një viti, përkundër paralajmërimeve publike nga ekspertët për rrezikun që u kanosët nga telefonat e mençur gjatë kohës sa janë në banjë.

Image