Senatori australian që u godit me vezë insiston se myslimanët janë fajtorë për sulmin terrorist në Zelandë

Senatori australian që u godit me vezë insiston se myslimanët janë fajtorë për sulmin terrorist në Zelandë

19 March 2019 17:59

Senatori australian, Fraser Anning, i cili u godit me vezë nga një adoleshent për komentet kundër imigrantëve, ka vazhduar të fajësojë pranimin e imigrantëve në vend për sulmet në dy xhamitë e Zelandës së Re që lanë dhjetëra të vdekur e të lënduar.

Pas rastit të goditjes, ai theksoi se “e ka goditur me shuplakë adoleshentin, gjë të cilën duhet ta bënte nëna e tij për shkak të sjelljeve”.

Në fund, Anning insistoi se qëndron prapa deklaratës së tij.

“Jam kundër çfarëdo lloj dhune në komunitetin tonë dhe i dënoj veprimet e personit të armatosur në Zelandë të Re. Edhe pse ky lloj dhune kurrë nuk mund të arsyetohet, ai shpërfaq rritjen e frikës në komunitetin tonë, si në Australi ashtu edhe në Zelandë të Re nga rritja e prezencës së myslimanëve”, kishte deklaruar Anning në ditën e sulmit terrorist.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme