Bavaria ndalon burkën

Bavaria ndalon burkën

22 February 2017 09:22

Bavaria do të ndalojë burkën në shkolla, universitete, zyrat qeveritare dhe nëpër vendvotime, ka njoftuar shteti gjerman.

Ky vendim vjen pak muaj pas zgjedhjeve federale në të cilat imigrimi pritet të jetë një çështje kryesore.

Konservatorët bavarezë që udhëheqin me regjionin, parti simotër e asaj të Kancelares Angela Merkel, ka shprehur shqetësim për humbje të votave nga partia Alternativa për Gjermaninë anti-imigrant [AfD].

“Komunikimi nuk bëhet vetëm me gjuhë, por edhe me dukje dhe shprehje të fytyrës”, ka thënë Joachim Herrmann, ministër i brendshëm në Bavari.

“Kjo është baza e veprimeve tona dhe baza e lirisë dhe demokracisë sonë. Mbulimi i fytyrës nuk përkon me kulturën dhe komunikimin tonë”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme