Letra e gjetur në një veturë aludon për motive terrorizmi në Utrecht

Letra e gjetur në një veturë aludon për motive terrorizmi në Utrecht

19 March 2019 14:33

Prokurorët holandezë kanë thënë të martën se po e shqyrtojnë seriozisht opsionin e terrorizmit, si motiv të mundshëm të sulmit që la tre të vdekur në një tramvaj të Utrechtit, duke pretenduar se një letër e gjetur në veturën e ikjes të sulmuesit çon në këtë drejtim.

Zyra rajonale e prokurorisë publike ka bërë të ditur se qëndrimi i hetuesve bazohet në natyrën e sulmit dhe në letrën e gjetur.

“Motivet tjera nuk mund të përjashtohen dhe janë ende duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, raporton e përditshmja britanike “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore. Prokuroria ka shtuar po ashtu se një armë zjarri është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes dhe se disa ndërtesa janë bastisur në Utrecht. “Në këtë pikë, motivi terrorist po shqyrtohet me seriozitet”.

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë janë lënduar rëndë në sulmin e ndërmarrë nga i dyshuari turk, Gokmen Tanis, i cili u arrestua të hënën, pas tetë orësh kërkim.

Prokuroria ka bërë të ditur se nuk është gjetur ndonjë lidhje mes tij dhe viktimave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme