Botë

Alarmi për bombë mbyll përkohësisht rrugën afër zyrave të BE-së në Bruksel

Foto: Reuters

Policia në Bruksel ka mbyllur shkurt një rrugë afër zyrave të Bashkimit Evropian pasi një kërcënim për bombë i ishte dërguar një kompanie që bashkëpunon me BE-në.

Zëdhënësja e policisë, Ilse Van de Keere, ka thënë se një “kërcënim me bombë” ka detyruar evakuimin e rreth 40 personave nga një ndërtesë afër Komisionit të BE-së të martën.

Policia hulumtoi në rrugë dhe shikoi për eksplozivë, por rihapi rrugën pas përfundimit të hetimeve.

Zyrtarët kanë thënë se kompania në fjalë ishte zyre konsulence e lidhur me Komisionin Ekzekutiv të BE-së, por nuk ka treguar emër.