Botë

SHBA redukton buxhetin për REL dhe Zërin e Amerikës, anulohen tre servise

Descriptive Text

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp parashtroi buxhetin për vitin 2020 i cili parasheh ulje të mjeteve për programe ndërkombëtare për 22 për qind, përfshirë edhe heqjen e tre serviseve të Radios Evropa e Lirë (REL), si dhe “ndërprerje të operacioneve në Mal të Zi dhe Maqedoni”. Me buxhetin më pak mjete janë paraparë edhe për 'Zërin e Amerikës' dhe Radio Azia e Lirë.

Sipas atij propozimi, buxheti i REL duhet të ulet prej 124 milionë dollarë, sa ishte në vitin 2019, në 87 milionë në vitin 2020.

Ulja parasheh masa gjithëpërfshirëse të kursimit, përfshirë heqjen e servisit gjeorgjian, tatar-bashkirit dhe atij verior-kaukazian gjatë vitit fiskal 2020.

Gjithashtu, me propozim buxhetin parashihet edhe reduktimi në kuadër të servisit ballkanik “ndërprerje të operacioneve në Mal Zi dhe Maqedoni”.

Njëkohësisht, me propozim buxhetin për vitin 2020 janë paraparë më pak mjete financiare për 'Zërin e Amerikës', Radion Azia e Lirë dhe në emetues të tjerë të Agjencive për mediume globale të SHBA-së.

Propozim buxheti i Trampit për vitin 2020 është më i madhi në historinë e SHBA dhe paraqet 4,7 bilionë dollarë, përfshirë rritje të shpenzimeve për mbrojtjen për 750 miliardë dollarë dhe 8,6 miliardë për ndërtimin e barrierave fizike në kufi me Meksikën.

Propozim buxheti i është dërguar Kongresit të SHBA-së, i cili ka rol kyç në vendimin përfundimtar për buxhetin shtetëror.