“Bllokohen të gjitha daljet e Presidencës së Serbisë” Foto: Reuters

“Bllokohen të gjitha daljet e Presidencës së Serbisë”

17 mars 2019 14:23

Njëri nga udhëheqësit e opozitës serbe, kryetari i Lëvizjes Dveri, Boshko Obradoviq, ka deklaruar se demonstruesit i kanë rrethuar të gjitha daljet e presidencës, tri sosh, dhe do të mbeten aty derisa të japë dorëheqje presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

“Faleminderit që po qëndroni para kësaj hyrjeje ku mund të dalë me automobil Vuçiq. Ne kemi shkaur që ta zhbllokojmë kamionin. I kemi rrethuar të tri daljet nga presidenca dhe asnjë mi nuk mund të dalë nga këtu”, ka thënë Obradoviq, njofton FoNet, transmeton Koha.net.

Protestuesit serbë thyejnë barrikadën para presidencës gjatë fjalimit të Vuçiqit

Në atë moment, te presidenca është paraqitur automobili që sigurohej nga Policia me pajisjet për shpartallimin e demonstratave, ndërsa të tubuarit brohoritën “Dil, dil”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme