Botë

Të shtëna me armë në Universitetin e Michaganit

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur në kampusin kryesor në Universitetin e Michiganit të shtunën mbrëma, ka bërë të ditur ky universitet përmes një postimi në Twitter.

Rreth orës 16:36, me kohën lokale, Universiteti kishte publikuar rastin se një gjuajtës aktiv ishte Mason Hall, ndërtesë akademike në cilën shtrihet kolegji i Letërsisë, Shkencave dhe Arteve në Universitetin e Michiganit, transmeton Koha.net.

Universiteti alarmonte njerëzit rreth kësaj zone që të “vrapojnë, të fshihen, e të luftojnë”, për një sulm që po ndodhte.