Holanda drejt legalizimit të kultivimit të kanabisit

Holanda drejt legalizimit të kultivimit të kanabisit

22 February 2017 08:57

Dhoma e ulët e Parlamentit holandez ka votuar pro, edhe pse me diferencë të vogël, aprovimit të kultivimit të kanabisit.

Projektligji në fjalë do të përjashtojë disa kultivues profesionistë, të cilët sigurisht që do ta bëjnë këtë brenda një kuadri të caktuar ligjor, në mënyrë që të mos kryejnë vepër penale.

Megjithatë, pr.ligji nuk është kthyer ende në ligj, pasi për këtë do t’i duhet edhe mbështetja nga shumica e Senatit.

Aktualisht, blerja në sasi të vogla të kanabisit në të ashtuquajturat dyqane kafeneje është e tolerueshme prej kohësh në Holandë, por kultivimi dhe shitja e kanabisit në të tilla dyqane është e paligjshme, transmeton TCH. Problemi në këtë mes është se këto pika shitjeje shpeshherë bien prè e furnizimeve nga rrjetet kriminale të drogës, ndaj është parë e udhës që të ndërmerret një nismë e tillë.

Projektligji i së martës ishte nismë e një deputeti të partisë liberale “D66”, e cila mbështet prej kohësh lehtësimin e ligjeve aktuale. Ai u miratua me 77 vota pro dhe 72 kundër, pavarësisht ngritjes së shqetësimit nga prokurori publik se legalizimi i kultivimit do ta vinte Holandën në një situatë shkeljeje të ligjeve ndërkombëtare. Edhe Departamenti i Shëndetësisë ka qenë kritik i kësaj nisme.

Gjithsesi, asgjë nuk është bërë përfundimtare, pasi në Senat besohet se ai nuk mund të kalojë, nëse shkon atje përmes të njëjtave linja partiake dhe nuk siguron mbështetje nga të tjera forca politike parlamentare. Pavarësisht paqartësisë së këtij projektligji, ata që punojnë në këtë industri kanë mirëpritur hapin e parë, duke e konsideruar atë pozitiv.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme