Aeroplanët izraelitë sulmojnë disa caqe të militantëve palestinezë

Arlind Sermaxhaj 15 mars 2019 20:50

Aeroplanët izraelitë kanë sulmuar disa pika të ndryshme në Rripin e bllokuar të Gazës. Sulmet izraelite erdhën pas dy raketave të hedhura dje nga Gaza në drejtim të kryeqytetit të Izraelit, Tel Aviv.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ende nuk ka dhënë deklaratë për viktima të mundshme nga sulmet. Ushtria izraelite mbrëmë tha se në tel Aviv janë hedhur dy raketa nga Gaza, transmeton KTV.

Njëra nga raketat është asgjësuar në ajër nga sistemi izraelit “Kupola e Hekurt”, ndërsa tjetra ka rënë në një hapësirë të pabanuar në afërsi të Tel Avivit.

Zëdhënësi i ushtrisë Ronen Manelis fajësoi Hamasin ndërkohë që shtypi izraelit përgjegjësinë e hodhi te lëvizja Xhihadi Islam. Të dyja lëvizjet në fjalë i kanë mohuar akuzat.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme