Botë

Londinezët me opinione të përziera sa u përket zhvillimeve të fundit për BREXIT-in

Londinezët po ndihën më të lehtësuar pasi ligjvënësit britanikë votuan me shumicë për të kërkuar shtyrjen e BREXIT-it.

Disa thonë se do të ishte shokuese nëse Mbretëria e Bashkuar do të largohej nga blloku brenda dy javëve, siç ishte planifikuar, transmeton KTV.

Votimi i së enjtes e bën të mundur që data 29 mars të mund të shtyhet, edhe pse nuk është e qartë për sa kohë. Sidoqoftë, ka londinezë që janë të hutuar me kthesat që ndodhën në Westminster që nga referendumi.

Përndryshe, kryeministrja May do të vazhdojë bisedimet me zyrtarët e BE-së për disa detaje shtesë të marrëveshjes. Ndërsa pritet të ketë edhe një votim vendimtar për BREXIT së shpejti.