Erdogani reagon për sulmin në Zelandë të Re: Si myslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi Foto: Reuters

Erdogani reagon për sulmin në Zelandë të Re: Si myslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi

15 mars 2019 18:33

Edhe përballë sulmeve islamofobe, myslimanët asnjëherë nuk do të gjunjëzohen, tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan pas sulmeve terroriste ndaj xhamive në Zelandën e Re, nga të cilat 49 persona humbën jetën.

“Si myslimanë, kurrë nuk gjunjëzohemi dhe nuk do të biem në nivelin e këtyre frikacakëve”, tha Erdogani në një tubim në Gaziantep, raporton Anadolu Agency (AA).

Komentet e presidentit turk erdhën pas sulmeve ndaj besimtarëve myslimanë në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, të cilat gjithashtu lanë 48 persona të plagosur, përfshirë tre qytetarë turq.

“Ky vrasës lëshoi një deklaratë kundër vendit tonë, kombit tonë, personalitetit tim dhe të gjithë myslimanëve”, shtoi ai, duke iu referuar një manifesti në internet të postuar nga njëri prej të dyshuarve në masakër.

Erdogani shtoi se Turqia do të shfaqë të njëjtin qëndrim parimor ndaj vdekjes së çdo njeriu të pafajshëm, pavarësisht nga origjina dhe besimi i tij.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme