Gjendet një foshnjë e porsalindur, e braktisur në pyll

Gjendet një foshnjë e porsalindur, e braktisur në pyll

15 March 2019 11:35

Daily Mail ka publikuar pamjet të cilat tregojnë momentet e gjetjes së një foshnje të porsalindur, e braktisur në një pyll.

Vajza e vogël ishte mbuluar nga insekte të shumtë, në Filipine.

Foshnja, me kokën e saj ende të lagur, u dëgjua nga një grua duke qarë përgjatë një piste ecjeje në Olango Island, të martën në mëngjes.

Ajo kërkoi nëpër shkurre dhe gjeti vajzën pa rroba. Besimtarët e një kishte aty pranë ishin të parët që nxituan për të ndihmuar foshnjën. Eliezer Rosalejos ishte një nga njerëzit që ndihmuan në shpëtimin e foshnjës.

"Falenderoj Zotin që foshnja është ende gjallë dhe e kemi gjetur atë në kohë. Kushdo që janë prindërit e saj, shpresoj se ata ndjehen fajtorë ", tha ai.

Vendasit gjetën vajzën midis gjetheve të thara dhe gjembave, dhe për fat të mirë gëzon shëndet të plotë.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme