Presidenti amerikan, Donald Trump kishte dashur t’i dëbojë nga Shtëpia e Bardhë të bijën e tij, Ivankën dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushnerin, për t’i kthyer në New York, shkaku i raporteve negative nëpër medie dhe kritikave kundër tij dhe administratës, shkruan në librin më të ri të gazetares hulumtuese, Vicky Ward.
Ward, në librin e saj të titulluar, “Kushner Inc”, që do të publikohet gjatë javës së ardhshme, pohon se Trumpi i kishte kërkuar ish-bashkëpunëtorit të tij, John Kelly që ta largojë çiftin bashkëshortor nga Washingtoni, duke thënë se ata “nuk po dijnë ta luajnë lojën”, shkruan “The Newsweek”, raporton “Koha Ditore”.
Kur Kelly i ishte bashkuar administratës Trump, në verën e 2017-tës, presidenti thuhet se kishte qenë i shqetësuar shkaku i Ivankas dhe Kushnerit.
Vicku Ëard shkruan në librin e saj se presidenti i ka thënë Kellyt:
“Hiqi qafe fëmijët e mi. Ktheji në New York”.
Megjithatë, Kelly i ishte thënë se do ta ketë të vështirë largimin e çiftit që qysh në ditët e para të fushatës kishin pasur ndikimin më të madh në qarkun e ngushtë të presidentit.
Autorja Ward ka biseduar me 220 persona, prej të cilëve shumica kanë folur me kusht anonimiteti. Intervistat për librin janë zhvilluar gjatë një periudhë dyvjeçare.
-
14 mars 2019 15:39
-
Shpërndaje në: