Botë

Kutitë e zeza të aeroplanit etiopian mbërrijnë në Paris për analizë

Dy kutitë e zeza të aeroplanit “Boeing 737 Max”, që është rrëzuar në Etiopi, kanë mbërritur të enjten në Paris, ku do të analizohen nga ekspertët, kanë thënë zyrtarët, teksa rregullatorët nëpër botë kanë pritur rezultatet, për të parë nëse është e sigurt të vazhdohen fluturimet me këtë aeroplan.

Një zëdhënës i agjencisë franceze për hetimin e aksidenteve ajrore, BEA ka thënë se të dhënat e regjistruara gjatë fluturimit do t’i dorëzoheshin agjencisë më vonë gjatë ditës, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Këto të dhëna kanë rëndësinë kryesore për zbulimin e shkaktarit të rrëzimit të një aeroplani të ri, pak pas nisjes nga aeroporti i Addis Ababas, të dielen.