I iku gruaja me dy fëmijë për në ISIS, tani burri kërkon kthimin e fëmijëve

I iku gruaja me dy fëmijë për në ISIS, tani burri kërkon kthimin e fëmijëve

14 March 2019 09:29

Para katër vjetësh, Rashida, gruaja e Bashir Shikder, mori dy fëmijët e saj dhe udhëtoi për në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it, duke shpërfillur ankthin dhe lutjet e burrit të saj për t’u kthyer në shtëpinë e tyre në Florida, raporton 'The Guardian', transmeton Alsat-m.

Pasi dëgjoi se gruaja e tij ka vdekur dhe se fëmijët e tij, Yusufi nëntë vjeçar dhe Zahra pesë po mbahen nga xhihadistët, Bashiri udhëtoi për në Irak me shpresën se do të mundë ta kalojë kufirin në Siri dhe t’i shpëtojë fëmijët.

“Yusufi im, Zahra ime, ata janë vetë jeta ime. Ajo që më bie ndër mend është se si vraponte, si luante me Lego. Ndërsa Zahra, ajo ishte e qetë, e urtë. Dhe ajo që më kujtohet, është buzëqeshja e saj e bukur”, kështu i kujton fëmijët e tij Bashir Shikder, që tashmë kanë mbetur në duar të ISIS-it.

Në vitin 2015, Shikder shkoi për pelegrinazh në Mekë. Prej aty, gruaja e tij Rashida, i mori dy fëmijët, djalin atë kohë pesë vjeç dhe vajzën nëntë muajshe dhe shkoi në Siri për t’iu bashkuar ISIS-it.

Në janar të këtij viti, Rashida u vra gjatë një sulmi, kurse fëmijët mbetën me lëndime serioze.

Tashmë babai 37 vjeçar ka udhëtuar në Irak, me shpresën se do të arrijë të hyjë në Siri dhe t’i marrë fëmijët e vet.

“E kam një shpresë të madhe se do të mund t’i takoj fëmijët e mi, t’i përqafoj dhe t’i marr me vete”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme