Merkel: Do të përcaktojmë vet standardet e sigurisë për 5G Foto: Reuters

Merkel: Do të përcaktojmë vet standardet e sigurisë për 5G

12 March 2019 17:34

Gjermania do të përcaktojë standardet e saj të sigurisë për rrjetin e ri 5G, deklaroi sot kancelarja Angela Merkel.

Ajo është përgjigjur pyetjes së një gazetari rreth paralajmërimeve të SHBA-së, se do të reduktojë shkëmbimin e të dhënave me Gjermaninë nëse Berlini lejon pjesëmarrjen e kompanisë kineze Huawei në projekt.

"Siguria, sidomos kur bëhet fjalë për zgjerimin e rrjetit 5G, por edhe në përgjithësi në sferën digjitale, kjo është çështje shumë e rëndësishme për qeverinë gjermane, në mënyrë që ne vetë do të përcaktojmë standardet", tha Merkel.

"Ne do të diskutojmë këto çështje edhe me partnerët tanë në Evropë, si dhe me autoritetet kompetente në SHBA”, shtoi ajo, transmeton KP.

Ambasadori amerikan Richard Grenel javën e kaluar i dërgoi një letër ministrit gjerman të Ekonomisë Peter Altmajer në të cilën paralajmëron se SHBA-ja për arsye sigurie do të zvogëlojë shkëmbimin e informacionit me Gjermaninë, nëse Berlini lejon Huawai të marrë pjesë në zhvillimin e infrastrukturës kruciale ose të ndërtojë rrjetin 5G mobil.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme