Botë

Po të mbaheshin zgjedhjet sot, në krye të Ukrainës do të vinte një humorist

Kiev, 12 mars – Humoristi dhe politikani ukrainas, Volodymyr Zelenski mbetet më i preferuari ndër qytetarët për postin e presidentit të vendit.

Sipas një sondazhi të publikuar nga grupi sociologjik ”Rating”, nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani, aktori do të merrte 24,7% të votave.

Pas tij vinin ish-kryeministrja, Julia Timoshenko me 18,3% dhe presidenti aktual Petro Poroshenko me 16,8% të votave/ANSA.