Botë

Prokurori i përgjithshëm i New Yorkut nis hetimet ndaj projekteve të Trumpit

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut është duke i hetuar lidhjet midis “Deutsche Bank” dhe Organizatës Trump, ka raportuar të hënën gazeta amerikane “New York Times”.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm u ka dërguar ftesë për intervistë përfaqësuesve të bankave, në kuadër të hetimeve të lidhjeve të “Deutsche Bank” me Trumpin, ka raportuar gazeta, duke cituar një burim anonim.

Komiteti i Kongresit për Inteligjencë dhe Shërbime Financiare është duke i hulumtuar financat e presidentit republikan dhe bizneset e tij, përfshirë lidhjet me “Deutsche”, një prej institucioneve më të mëdha financiare të botës.

“Deutsche Bank” i ka dhënë Organizatës Trump hua në shumë prej qindra miliona dollarësh dhe është një prej huadhënësve më të mëdhenj që i ka lejuar kredi Trumpit, pas valës së falimentimeve të bizneseve me hotele dhe kazino gjatë viteve nëntëdhjetë.

Gazeta njujorkeze raporton se hetimet e reja kanë ardhur si rezultat i dëshmisë në Kongres të ish-avokatit personal të Trumpit, Michael Cohenit.