Boeingu përditëson softuerin e sigurisë pas aksidenteve ajrore Foto: Reuters

Boeingu përditëson softuerin e sigurisë pas aksidenteve ajrore

12 mars 2019 10:00

Ndonëse Administrata Federale e Aviacionit në SHBA tha të hënën (11 mars) se aeroplani Boeing 737 Max, i përfshirë në dy aksidente fatale në më pak se gjashtë muaj, është i sigurt për fluturim, kompania, që është prodhuesi më i madh i aeroplanëve në botë, tha se do të përditësojë softuerin e sigurisë në aeroplanët e tipit 737 Max, shkruan Koha.net.

Më 10 mars, një aeroplan i tillë i kompanisë ajrore të Etiopisë është rrëzuar shumë shpejt pas nisjes nga Addis Ababa, duke shkaktuar vdekjen e të 175 njerëzve në bord.

Fatkeqësia ka shkaktuar alarm rreth besueshmërisë së aeroplanëve Boeing.

Kompania, me seli në Çikago, tha përmes një deklarate se është duke punuar në një softuer të ri për kontrollimin e fluturimit, që nga rrëzimi i një aeroplani Boeing në Indonezi, në tetor të vitit të kaluar, shkruan rel.

Në këtë aksident kanë mbetur të vdekur të 189 njerëzit në bordin e aeroplanit.

Përveç Etiopisë, edhe Kina, Indonezia dhe Meksika kanë ndaluar së operuari me aeroplanët Boeing 737 Max.

Boeingu tha se rreth 350 aeroplanë 737 Max janë në përdorim në gjithë botën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme