Në Venezuelë rritet numri i plaçkitjeve, arrestohen dhjetëra të dyshuar

Arlind Sermaxhaj 11 mars 2019 21:06

Protestat kundër presidentit Maduro në Venezuelë jo vetëm që e kanë thelluar krizën politike, por edhe kanë rritur numrin e plaçkitjeve. Është raportuar për shumë dyqane të plaçkitura derisa policia ka arrestuar shumë të dyshuar.

Garda Kombëtar arrestoi më shumë se 40 njerëz në vendngjarje, atyre ua lidhën duart pas shpine dhe i urdhëruan të qëndronin në një rrugë, transmeton KTV. Aktualisht, Venezuela po përballet me ndërprerje të madhe të energjisë elektrike.

Maduro thotë se ndërprerja është pjesë e sabotazhit të mbështetur nga SHBA-ja, por kritikët këmbëngulin se ajo është rezultat i paaftësisë dhe korrupsionit.

Qeveria suspendoi mësimin në shkolla pa dhënë asnjë informacion për afatin kohor të mundshëm për zgjidhjen e situatës.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme