Botë

Në sondazhe prin Joe Biden, ndiqet nga Sanders dhe Kamala Harris

Bernie Sanders, që së fundmi zyrtarizoi kandidaturën e tij për president të SHBA-së, ka sulmuar presidenti aktual Trump gjatë një tubimi në New Hampshire. Ai e ka quajtur Trumpin gënjeshtar patologjik.

“Është turp që presidenti ynë i referohet mediave amerikane si armiq të popullit. Kjo është ajo që demagogët gjithmonë e bëjnë. Në vend që të pranojnë përgjegjësinë për atë që bëjnë, ata pretendojnë se ajo që dikush thotë për ta është gënjeshtër”, ka thënë mes tjerash Sandersi, transmeton KTV.

Ndërsa, në shumicën e sondazheve të demokratëve për president, prin ish-zëvendës presidenti Joe Biden, ndërsa Sanders, i cili humbi më 2016-n përballë Hillary Clintonit, zakonisht renditet i dyti.

Në sondazhe, senatorja Kamala Harris e Kalifornisë renditet e treta, përpara senatorëve të tjerë, duke përfshirë Elizabeth Warren të Massachusetts, Amy Klobuchar të Minesotës dhe Cory Booker të New Jerseyt.