Botë

Kardinali francez, Philippe Barbarin, dënohet për fshehje të abuzimeve seksuale me të mitur

Kleriku më i lartë i Francës, Kardinali Philippe Barbarin, është dënuar me gjashtë muaj pezullim nga roli i tij, për shkak të abuzimit seksual me të mitur.

Kardinali Barbarin u gjet fajtor për mosraportimin e akuzave për sulme nga një prift në vitit 1980-1990.

Ai mohoi akuzat, ndërkaq avokatët e tij thanë se do të apelojnë kundër këtij vendimi.

Dënimi i Kardinalit Barbarin vjen pasi Kisha Katolike po ballafaqohet me një valë të re skandalesh abuzimi.

Gjatë gjykimit ai i tha se asnjëherë nuk ka tentuar të fshehë faktet për abuzim.

"Unë nuk e di pse jam shpallur fajtor. Nuk u përpoqa kurrë të fshihem, e lëre më mbuloj këto fakte të tmerrshme", tha ai, shkruan BBC, përcjell Koha.net.

Dy javë më parë, kleriku më i lartë i Australisë, Kardinali George Pell, dikur i njohur gjerësisht si zyrtari i tretë më i fuqishëm i Kishës, u gjet fajtor për abuzim seksual me fëmijë.

Një juri australiane zbuloi se Pell kishte abuzuar dy djem të korit në katedralen e Melburnit në vitin 1996.