Botë

Luftanija ruse përplaset me një anije mallrash pranë Stambollit

Mediat turke raportojnë se një luftanije ruse është përplasur me një anije mallrash në Detin e Zi, jashtë Stambollit.

Raportet citojnë rojen bregdetare turke të ketë thënë se anija ruse u mbyt pas përplasjes, porse të 78 personat në bord janë shpëtuar.

Transmetuesi turk NTV tha se përplasja ka ndodhur rreth 40 kilometra në veriperëndim të Ngushticës së Bosforit, në Detin e Zi.

Përplasja shkaktoi një vrimë në anijen ruse Liman, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në komentet që transmeton agjencia ruse TASS.

Raportohet se përplasja ndodhi nga mjegulla që shkaktoi dukshmëri të ulët.