Botë

Shefja financiare e Huaweit thotë se pati shkelje serioze të të drejtave të saj

Shefja financiare e gjigantit teknologjik kinez, Huawei, Meng Wanzhou ka paditur Kanadanë për arrestimin e saj në aeroportin e Vankuverit një vit më parë.

Arrestimi i tij u bë me kërkesë të SHBA-së. Wanzhou është ndaluar në dhjetor të vitit të kaluar me dyshimet për mashtrime dhe shkelje të sanksioneve amerikane ndaj Iranit, transmeton KTV.

Ajo ka nisur padi kundër Qeverisë kanadeze, agjencisë kufitare dhe policisë për shkelje serioze të të drejtave të saj civile.

Kina ka dënuar arrestimin e saj derisa procesin e ekstradimit e ka cilësuar incident politik.