Serbia ndan 185 milionë euro për aeroplanë lufte

Serbia ndan 185 milionë euro për aeroplanë lufte

21 February 2017 23:16

Ministri serb i Mbrojtjes Zoran Gjorgjeviq ka deklaruar sot se gjatë pesë - gjashtë vjetëve të ardhshëm do të ndahen 185 milionë euro për 10 aeroplanë lufte MiG-29, transmeton koha.net.

Këto para do përdoren për modernizim, mirëmbajtjen, armatosjen, pajisjen e avionëve MiG-29, që do të jenë në përdorim 14 deri në 15 vjet.

Në dy vjetët e ardhshëm është planifikuar pajisja e ushtrisë serbe me automjete të blinduara vendore.

Ai ka shtuar se pagat në Ushtrinë e Serbisë janë më të mëdha sesa ato në Shqipëri, Mal të Zi e Bosnjë Hercegovinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme