Kina akuzon kanadezët e ndaluar për spiunazh

Kina akuzon kanadezët e ndaluar për spiunazh

04 March 2019 15:11

Kina ka akuzuar dy shtetas kanadezë për spiunazh ndërkohë që tensionet në mes të dy vendeve po rriten pas ekstradimit të mundshëm të ekzekutivit të Huawei në SHBA.

Michael Kovrig, një ish-diplomat dhe Michael Spavor biznesmen u arrestuan në dhjetor, pasi Meng Wanzhou zyrtare kryesore e financave në Kinë ishte arrestuar në Kanada nën dyshimin për mashtrim dhe shkelje te sanksioneve mbi Iranin, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Zyrtarja Meng po e padit Kanadanë për arrestimin e saj, i cili qe bërë me kërkesë të SHBA-së.

Kina kishte dënuar arrestimin e saj.

Shpata diplomatike ka dëmtuar marrëdhëniet Kanada-Kinë dhe arrestimi i dy shtetasve kanadez është parë si hakmarrje e Pekinit për ndaljen e Meng.

Kanadaja ka nisur ekstradimin e saj të premten, por procesi ligjor mund jetë i gjatë sepse është në fazat fillestare.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme