Botë

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut anulojnë lojërat e luftës për të mbështetur përpjekjet diplomatike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar lojërat e mëdha të luftës që për një kohë të gjatë ishin burim i tensioneve në Gadishullin Korean, për të përkrahur përpjekjet diplomatike të Koresë së Veriut.

Lajmi për anulim vjen pas samitit të dytë mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe liderit të Koresë Jugore, Kim Jong Un, i cili përfundoi me një marrëveshjeve mes dy palëve të cilët u zotuan që do të vazhdojnë të punojnë në denuklarizëm dhe në vendosje të paqes.

Në një deklaratë nga Koreja e Jugut thuhet se ministri i Mbrojtjes Jeong Kyeong-doo dhe sekretari i mbrojtjes së SHBA-ve Patrik Shanahan kishin diskutuar në samit dhe pritjet ishin që të kishte më shumë dialog mes SHBA-ve dhe Kores së Jugut bazuar në rezultatin e bisedimeve.

“Përmes bisedimeve të ngushta mes autoriteteve në Korenë Jugore dhe mbrojtjes së SHBA-së të dy vendet ranë në pajtim për t'i dhënë fund stërvitjeve ushtarake”, thuhet në deklaratë, duke iu referuar dy stërvitjeve të mëdha vjetore që zakonisht përfshijnë dhjetëra mijëra trupa amerikanë të Koresë së Jugut, transmeton Koha.net.

Stërvitjet janë denoncuar vazhdimisht nga Pyongyang-u kur janë quajtur përgatitje për pushtim të mundshëm. Këto stërvitje janë bërë nga Koreja Veriut për të justifikuar programet e avancuara të armëve të vendit.

Trajnimet u bënë në vitin e kaluar përpara Olimpiadës Dimërore në vitin 2018, pasi dy Koretë filluan bisedimet që përfundimisht rezultuan me një samit mes Kimi Jong-ut dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe më vonë Kim dhe Trump.