Botë

Ish-presidenti brazilian lirohet nga burgu për të marrë pjesë në varrimin e nipit

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva, është kthyer në burg, pasi u lirua për të marrë pjesë në varrimin e nipit të tij.

Lula, ashtu siç e thërrasin të gjithë në Brazil, u lejua të shkojë në varrim në Sao Paulo, ku mbështetësit e tij u mblodhën për ta përshëndetur, transmeton KTV. Ai po vuan dënimin prej 12 vjetëve me burgim për korrupsion.

Në funeral, ish-presidenti këmbënguli në pafajësinë e tij. Lula pretendon se dënimi është i motivuar politikisht. Ai shërbeu si president i Brazilit ndërmjet viteve 2003 dhe 2010.