“Kthesë” e laburistëve britanikë, mbështesin një referendum të dytë për Brexit

“Kthesë” e laburistëve britanikë, mbështesin një referendum të dytë për Brexit

26 February 2019 11:39

Laburistët në Mbretërinë e Bashkuar kanë bërë një kthesë të papritur në qëndrimin e tyre për Brexit. Lideri Jermy Corbyn ka deklaruar se ata janë të gatshëm ta çojnë vendin në një referendum të dytë për daljen ose qëndrimin në BE.

Laburistët në Britaninë e Madhe kanë deklaruar se janë gati të mbështesin një referendum të dytë për qëndrimin në BE, në mënyrë që të shmangin daljen e dëmshme të përgatitur nga konservatorët. Lideri Jeremy Corbyn i ka thënë grupit të tij parlamentar se partia do ta mbështesë një Brexit të dytë nëse varianti i propozuar prej saj hidhet poshtë në votimin e së mërkurës.

Sipas BBC, bëhet fjalë për një zhvillim shumë domethënës nisur nga fakti se më parë zoti Korbin ka qenë një kundërshtar i thekur i një votimi të dytë. Por ndërsa kryeministrja Theresa May ndodhet nën presion për të shtyrë datën e daljes nga BE-ja më 29 mars, laburistët nuk i kanë sqaruar ende karakteristikat e referendumit të dytë.

I pyetur nga mediat, një zëdhënës ka deklaruar se, laburistët thjesht do të mbështesin një votim të dytë popullor për të shmangur variantin e dëmshëm të konservatorëve. Ndërkohë, në një komunikatë drejtuar Parlamentit thuhet se çdo referendum tjetër duhet të përmbajë në mënyrë të qartë opsionet e largimit dhe qëndrimit në BE. Kryeministrja May insiston ndërkohë se Mbretëria e Bashkuar mund të largohet nga Unioni muajin e ardhshëm, siç është parashikuar/abcnews.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme