Botë

SHBA-ja vonon vendosjen e tarifave të mëtejshme tregtare ndaj Kinës

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të vonojë vendosjen e tarifave të mëtejshme tregtare ndaj mallrave kineze.

Rritja e tarifave të importit për mallrat kineze nga 10 në 25%, do të duhej të hynte në fuqi më 1 mars, transmeton KTV. Administrata Trump njoftoi se të dyja palët kanë bërë përparim thelbësor në bisedimet tregtare.

Një raport nga agjencia zyrtare e lajmeve kineze, Xinhua, gjithashtu, theksoi përparimin për çështje specifike si teknologjia, mbrojtja e pronësisë intelektuale dhe bujqësia.

Vendimi i Trumpit për të vonuar rritjen e tarifave në vlerë prej 200 miliardë dollarëve ndaj mallrave kineze, shihet si shenjë se të dyja palët po përparojnë në zgjidhjen e luftës së tyre tregtare.