Botë

Të burgosurit e rebelimi i tyre

Në një cep rruge në veriperëndim të Shqipërisë, një grup i çuditshëm burrash e grash që jetojnë në një kamp janë të zënë me punë, teksa përgatiten intensivisht për rrëzimin e regjimit iranian.

Tri herë në javë shumë prej tyre e praktikojnë prerjen e fytit, thyerjen e duarve, nxjerrjen e kokrrave të syrit me duar dhe performimin e të ashtuquajturës “Buzëqeshja e Glasgowit”, që përfshin prerjen e faqeve prej cepit të gojës deri në drejtim të veshëve, transmeton “Koha Ditore”.

Kështu ndodh, të paktën, sipas rrëfimit të një ish-anëtari të grupit.

Kampi, përafërsisht sa madhësia e 50 fushave të futbollit dhe e rrethuar me gardhe të larta, ndodhet vetëm 35 minuta vozitje larg kafeneve përplot gjallëri të qendrës së Tiranës, por njerëzit brenda tij jetojnë sikurse në një kapsulë të udhëtimit nëpër kohë.

Pjesëtarët e dikurshëm të grupit raportojnë se të paktën 2.000 banorëve të kampit nuk u lejohet të posedojnë telefona celularë, orë apo kalendar, ndonëse anëtarët e organizatës që operojnë me kampin i hedhin poshtë këto pretendime.

“Bija ime jeton diku aty”, thotë Mostafa Mohammadi, një iranian 61-vjeçar me ballë të lartë dhe gropat e thella të syve. Emri i saj është Somayeh, një grua 38-vjeçare. Babai i saj, i cili jeton në Kanada, pretendon se ajo po mbahet në këtë kamp pa vullnetin e saj dhe për këtë arsye ai qëndroi për disa muaj rresht në Shqipëri, gjatë vitit të shkuar. E gjatë një takimi aty, ai tha: “Nuk kam fare të bëj me politikën. Ju lutem, vetëm dua ta shoh bijën time”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)