Botë

Pranga 12 militantëve islamikë në Gjermani, marokenët planifikonin sulm terrorist

Descriptive Text

Autoritetet policore në Gjermani kanë bastisur një seri banesash në landin e Renit Verior Vestfalia dhe kanë arrestuar 12 persona të dyshuar si militantë islamikë.

Sipas mediave gjermane, të arrestuarit dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist në Gjermani dhe se më parë kishin ndihmuar persona të ndryshëm që t’i bashkoheshin Shtetit Islamik në Siri, transmeton abcnews.

Ata janë shtetas gjermanë me prejardhje marokene të moshave nga 22 në 33 vjeç.

Mes tyre rezulton edhe një çift që kishte udhëtuar për në Siri në vitin 2016, duke marrë me vete edhe fëmijët, por gjatë udhëtimit në Turqi ishte ndalur nga autoritetet vendase dhe kthyer mbrapsht për në Gjermani.