Vuçiq në mbrojtje të kryeministres serbe që me partneren u bë me djalë

Vuçiq në mbrojtje të kryeministres serbe që me partneren u bë me djalë

21 February 2019 19:22

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka uruar kryeministren e vendit të vet, Ana Bërnabiq, dhe partneren e saj Milica Gjurgjiq për lindjen e djalit dhe ka kritikuar një pjesë të opinionit që në rrjete sociale është tallur me këtë ngjarje, transmeton Koha.net.

„Përgëzoj Anën e Milicën që Igori është gjallë, i shëndoshë dhe dëshiroj që të jetë me shëndet, i mençur dhe i suksesshëm. Fakti se ata i pengojnë edhe fëmijët, flet vetiu”, citojnë medie serbe të ketë thënë Vuçiqi.

Duke folur për komentet rreth kësaj ngjarjeje, ai ka ka thënë se bëhet fjalë për shtresën më të keqe shoqërore në rrjetet sociale dhe për elitën e rremë politike.

Partnerja e kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiq, Milica Gjurqiq, mbrëmë e ka lindur djalin Igor në Beograd dhe ky ka qenë lajm dominuese nga shumë agjenci botërore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme