Trump i mohon kthimin në SHBA gruas që iu bashkua Shtetit Islamik

Trump i mohon kthimin në SHBA gruas që iu bashkua Shtetit Islamik

21 shkurt 2019 09:32

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk do të lejojë Hoda Muthana, gruan që la SHBA-të për t’u bërë pjesë e Shtetit Islamik, të rikthehet në vendin e tij.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë njoftoi se e ka urdhëruar sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, që të mos lejojë Muthanan të rikthehet në SHBA, transmeton KsP.

Pompeo njoftoi se 24-vjeçarja nuk ka pasaportë amerikane, edhe pse familjarët e Muthana dhe avokati i saj thanë se kjo nuk është e vërtetë dhe se Hoda është shtetase amerikane.

Muthana, që u rrit në Alabama, udhëtoi drejt Sirisë për t’ju bashkuar IS kur ishte 20-vjeç. Ajo iu tha familjarëve se po shkonte në Turqi për një aktivitet shkollor.

Në një rast të ngjashëm gjendet edhe Britania e Madhe. Adoleshentja Shamima Begum, që është bërë edhe nënë, kërkon të rikthehet, duke ngjallur debat nëse duhet të lejohet apo jo kthimi saj në vendin ishullor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme