Nën arrest prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi

Nën arrest prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi

19 February 2019 15:11

Një lajm i fortë ka tronditur mbrëmë politikën italiane.

Prindërit e ish-kryeministrit italian Matteo Renzi, Tiziano Renzi e Laura Bovoli janë vënë nën masën arrest shtëpie nën urdhërin e Prokurorisë së Firenzes.

Si pronarë të tre kompanive të një biznesi familjarë, ata akuzohen për falimentim e emetim fatura operacionesh false.

Sipas prokurorisë italiane prindërit e ish-kryeministrit Renzi kanë provokuar qëllimisht falimentimin e tre kompanive të biznesit familjar “Eventi 6” duke boshatisur arkën e tyre e përvetësuar në mënyrë të paligjshme miliona eurosh

“Kam shumë besim tek drejtësia italiane”, është komenti i menjëhershëm i ish-kryeministrit italian, Matteo Renzit, pas arrestit të prindërve të tij. Seanca e parë gjyqësore ndaj prindërve të Renzit do të zhvillohet më 4 mars.

“Të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit e pres me padurim të marr pjesë në këtë proces. Kush ka lexuar dokumentacionin e akuzës e gjen këtë masë të marrë nga Prokuroria e Firences absurde e jo proporcionale”.

Së bashku me prindërit e Matteo Renzit është vënë nën masë arrestimi dhe një ish-drejtues i një prej kompanive.

Ndërsa ministri i Brendshëm Matteo Salvini pyetjes së gazetarëve se ç'mendon ndaj arrestimit të prindërve të Matteo Renzit është përgjigjur: “Arrestimi i prindërve të Renzit? Nuk ka asgjë për të festuar”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme