Operacion në Itali kundër mafias Camorra, 50 të arrestuar

Operacion në Itali kundër mafias Camorra, 50 të arrestuar

19 February 2019 14:54

Në orët e para të mëngjesit të sotëm Antimafia Italiane e Venezias ka ekzekutuar megaoperacionin e koduar “At last” kundër mafias napoletane Camorra.

Operacioni ka çuar në ekzekutimin e masave të ndalimit ndaj 50 personave, ndërsa 11 të tjerë janë vënë nën urdhrin e detyrim paraqitje.

Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në grupim të organizuar mafioz e krime të tjera penale.

Arrestimet janë kryer në provincën e Venezias, Casertas e Casal del Principe.

Në operacion kanë marrë pjesë rreth 300 trupa policorë të drejtuar nga grupi operativ i Venecias dhe nga policia financiare e Triestes.

Në mesditë Prokurori i Përgjithshëm i Antimafias Italiane Federico De Raho do të zbardhë detajet e këtij operacioni.

Ministri i Brendshëm Matteo Salvini përshëndeti suksesin e këtij operacioni duke u shprehur se “lajme të tilla bëjnë të nis mirë dita, falë punës brilante të forcave të policisë”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme