Tragjedia e paditur e adoptimeve të detyrueshme në Gjermaninë Lindore

Tragjedia e paditur e adoptimeve të detyrueshme në Gjermaninë Lindore

17 February 2019 08:54

Kur Uwe Mait i shkon mendja te fëmijëria e tij, ajo që i shfaqet përpara syve është lumi Saale. Duke u lakuar lehtësisht, ky lumë rridhte përskaj shtëpisë së prindërve të tij në Calbe, në jug të Magdeburgur.

Atij i duhej vetëm ta këpuste rrugën përtej dhe t’i zbriste një palë shkallë për të mbërritur në shtratin e lumit, të rrethuar me drunj të lartë e të vjetër te të cilët mund të ngjitej dhe me gurë për ta kapërcyer përtej lumin.

Mai thotë se ai dhe vëllai i tij i vogël, Thomasi, luanin buzë lumit për çdo ditë, kur prindërit e tyre punonin me ndërresa, transmeton “Koha Ditore”. Babai i tij ishte punëtor në një fabrikë çeliku në afërsi, që ishte furnizuesi kryesor i çelikut në Republikën Demokratike të Gjermanisë (GDR), siç njihej zyrtarisht Gjermania Lindore. Nëna e tij ishte konduktore autobusësh.

Por pastaj, gjatë një dite të rëndomtë të fillimit të vitit 1961, GDR-ja ia mori prindërit. Ai dhe i vëllai po luanin buzë lumit, si zakonisht, kur e dëgjuan dikë tek po i thërriste: “Ejani në shtëpi, shpejt!”.

Burra të çuditshëm po qëndronin në kuzhinë, thotë ai, ndërsa babai ishte i ulur në një karrige, qante.

“Mami nuk është më”, tha ai. “Unë më nuk mund të kujdesem për ju, duhet të shkoni në një shtëpi për ca kohë”.

Ishte kjo hera e parë kur Uwe e kishte parë babanë të qante. Në atë kohë ai ishte gjashtë vjeç e vëllai tre.

Pas kësaj, gjërat rrodhën nxitimthi. Një grua, mbase nga zyra për mirëqenien e të rinjve, ishte po ashtu aty, thotë Mai, dhe ua paketoi gjërat për t’i dërguar ata në një shtëpi fëmijësh në Schönebeckun fqinj. Vetëm Herbertit, vëllait të tyre më të madh, iu lejua që të qëndronte në shtëpi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme