Merkel: Ta mbrojmë marrëveshjen bërthamore me Iranin

Arlind Sermaxhaj 16 February 2019 20:31

Kancelarja gjermane Angela Merkel, e ka mbrojtur marrëveshjen bërthamore me Iranin që e kufizon ashpër aftësinë e këtij shteti për të prodhuar uranium të pasuruar përballë kundërshtimit të fortë nga Shtetet e Bashkuara.

“Ndërsa ekziston një marrëveshje me SHBA-në për të vënë Iranin nën presion për programin e tij bërthamor, ka një dallim në mendime lidhur me masat që duhet marrë”, ka thënë mes tjerash kancelarja gjerman në Konferencën e Sigurisë në Mynih, transmeton KTV.

Sipas Merkelit, marrëveshja e parandalon Iranin nga ndërtimi i armëve bërthamore dhe duhet shfrytëzuar për të ushtruar presion ndaj Teheranit.

E, duke folur në një konferencë për Lindjen e Mesme në Varshavë të enjten, zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, u bëri thirrje shteteve nënshkruese të tërhiqen nga marrëveshja.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme