Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat në Ilinois

Rritet numri i të vdekurve nga të shtënat në Ilinois

16 February 2019 10:28

Një person ka vrarë pesë kolegë të tij të punës dhe ka plagosur pesë zyrtarë policorë. Ngjarja ka ndodhur në Illinois të Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët policorë kanë qëlluar për vdekje sulmuesit, gjatë incidentit që ndodhi më 15 shkurt.

LEXO EDHE: Një i vrarë e rreth 15 të plagosur në Ilinois

Policia thotë se sulmuesi i dyshuar është 45-vjeçari Gary Martin, i cili ishte në proces të largimit nga puna nga kompania Henry Pran në Aurora, Illinois.

Guvernatori i shtetit të Illinois, J.B. Pritzerk u ka thënë gazetarëve: “Zoti i bekoftë forcat e rendimit, të cilët po përballen me rreziqe”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka shkruar në Twitter: “Punë e mirë nga forcat e rendit në Aurora. Ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave. Amerika është me ju”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme