Kryediplomati venezuelas thotë se do të reagojnë ndaj çdo kërcënimi Foto: Reuters

Kryediplomati venezuelas thotë se do të reagojnë ndaj çdo kërcënimi

15 shkurt 2019 20:28

Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza, ka thënë se shteti i tij do të reagojë në mënyrë proporcionale ndaj çdo sulmi apo ndërhyrjeje kundër Venezuelës.

Në selinë e OKB-së, Arreaza tha se në këtë organizatë është formuar një grup i cili do të punojë për ta mbrojtur të drejtën ndërkombëtare, transmeton KTV. Arreaza kritikoi sanksionet ekonomike të SHBA-së ndaj Venezuelës.

Sipas kryediplomatit venezuelas, SHBA-ja zhvillon “luftë psikologjike” e cila rrezikon paqen dhe sovranitetin e vendit të tij.

Përndryshe, Venezuela u përfshi nga protestat që nga 10 janari, kur presidenti Nicolas Maduro u betua për mandatin e tij të dytë, pas zgjedhjeve të bojkotuara nga opozita. Ndërsa tensionet u përshkallëzuan kur kreu i opozitës Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i vendit, më 23 janar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme