Vazhdojnë telashet për ish-shefin e fushatës zgjedhore të presidentit Trump Foto: Reuters

Vazhdojnë telashet për ish-shefin e fushatës zgjedhore të presidentit Trump

14 February 2019 19:35

Ish-shefi i fushatës zgjedhore të Donald Trumpit, Paul Manafort, e ka shkelur marrëveshjen e tij të pranimit të fajësisë me prokurorin Special, Robert Mueller.

Sipas gjyqtares Amy Berman Jackson, Manafort ka gënjyer prokurorët, që hetojnë ndërhyrjen e supozuar të Rusisë në zgjedhjet amerikane. Gjyqtarja konstatoi se Manafortin bëri deklarata të shumta të rreme në FBI, zyrën e prokurorit Mueller dhe te disa autoritete tjera të drejtësisë, transmeton KTV.

Prokurori special Mueller kryeson hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.

Manaforti është shpallur fajtor për disa akuza dhe është dënuar për mashtrime financiare, lidhur me punën e tij si këshilltar politik në Ukrainë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme