Turqia arreston 52 sirianë për lidhje me ISIS-in

Turqia arreston 52 sirianë për lidhje me ISIS-in

14 shkurt 2019 12:54

Policia turke arrestoi sot 52 sirianë të dyshuar për lidhje me Shtetin islamik.

Të dyshuarit u arrestuan në qytetin Osmangazi në krahinën Bursa, në veriperëndim të Turqisë.

Agjencia private e lajmeve DHA tha se policia në agim ka kryer bastisje të njëkohshme në pesë vende.

Turqia u godit në vitin 2015 dhe 2016 nga një valë sulmesh për të cilat u akuzuan anëtarët e shtetit islam dhe ekstremistët kurdë. Rreth 300 vetë u vranë në këto sulme, raporton AP, transmeton kp.

Ndryshe, Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në një klub nate në Stamboll gjatë pushimeve të vitit 2017. Në këtë sulm, 39 njerëz u vranë, shumica e tyre ishin të huaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme