Netanyahu konfirmon: Izraeli ka sulmuar objektivat iraniane në Siri

Netanyahu konfirmon: Izraeli ka sulmuar objektivat iraniane në Siri

13 February 2019 16:06

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu konfirmoi sot se Izraeli ka sulmuar objektivat iraniane në Siri të hënën.

Ai këto komente i bëri para nisjes për në Varshavë, ku do të marrë pjesë në një konferencë të sponsorizuar nga Polonia dhe SHBA.

Netanyahu gjithashtu tha se Izraeli vepron çdo ditë "duke përfshirë dje" kundër Iranit dhe përpjekjet e tij për të konsoliduar veten në Siri dhe rajon.

Sipas raporteve të huaja të hënën, predhat e tankeve izraelite synonin dy objektiva iraniane në Sirinë jugperëndimore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme