Botë

500 mijë gjedhe i mbijetojnë thatësisë, por jo shiut në Australi

Pas shtatë vjetësh thatësi, blegtorët në Queensland të Australisë kanë mirëpritur shirat si bekim për gjedhet e tyre.

Por tash pas stuhisë më të keqe në histori të këtij qyteti, industria me vlerë 1 miliard dollarësh mund të futet në krizë të thellë.

Autoritetet kanë vlerësuar se 500 mijë gjedhe, në vlerë prej 213 milionë dollarëve, janë mbytur nga vërshimet në Queensland, raporton CNN.

“Njerëzit kanë tejkaluar thatësira të mëdha vit pas viti dhe tani nuk kanë përballuar katastrofën natyrore që nuk e kanë përjetuar më parë”, ka thënë kryetarja e Queenslandit, Annastacia Palaszczuk.

Industria e mishit është një prej faktorëve kyç të ekonomisë në Australi. Eksporti i mishit në vitin 2017 kishte fitime 5.3 miliardë dollarë. Rreth 6.1 miliardë dollarë mish ishte konsumuar mes vitit 2017 – 2018.