Botë

Zjarr në New Delhi, 17 të vdekur nga tragjedia gjatë një ceremonie martesore

Foto: Reuters

Së paku 17 persona kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një hotel në New Delhi të Indisë, duke rritur dyshime të reja për standardet e sigurisë që i ofrojnë hotelet më pak të frekuentuara.

Kati i 35-të i hotelit ishte i rezervuar për një ceremoni martesore, transmeton KTV.

Në mesin e të vdekurve ishte një grua dhe një fëmijë që tentuan të iknin duke kërcyer nga dritarja.

Zëvendësshefi i zjarrfikësve ka thënë se 35 persona kanë shpëtuar nga zjarri në hotelin që gjendet në distriktin e Karol Bagh.

Shumica e viktimave ishin në gjumë në momentin e shpërthimit të zjarrit që e shkaktoi tensioni i rrymës.