Botë

Katër ushtarë vdesin si pasojë e rrëzimit të helikopterit në Stamboll

Katër ushtarë turq kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në Stamboll, njoftoi prefekti i këtij qyteti Ali Jerlikaja.

Helikopteri u rrëzua në pjesën e banuar të pjesës aziatike të qytetit, por sipas Reuters, me këtë rast nuk pati viktima në mesin e qytetarëve.

Sipas informacioneve të para, helikopteri u rrëzua derisa po tentonte të aterrojë dhunshëm në lagjen Cekmekoj.

Në pamjet televizive shihet tym i dendur mbi këtë lagje.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, transmeton KP.