Qindra agjentë rusë dhe kinezë operojnë në Bruksel

Qindra agjentë rusë dhe kinezë operojnë në Bruksel

09 February 2019 12:37

Qindra agjentë të intelegjentës ruse dhe kineze janë duke operuar në Bruksel, ka raportuar Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i Bashkimit Evropian (EEAS).

Sipas raportit të publikuar në gazetën gjermane "Welt am Sonntag", duke cituar diplomatët e BE-së, thuhet se janë rreth "250 spiunë kinezë dhe 200 spiunë rusë në Bruksel".

Në raport thuhet se diplomatët e BE-së dhe militantët partiakë këshillohen të qëndrojnë larg nga disa pjesë të Brukselit, duke përfshirë edhe restorante dhe kafiteri afër ndërtesës së Komisionit Evropian.

Agjentët e inteligjencia-s ruse dhe kineze, punojnë në ambasadat e vendeve të tyre ose të dërguar në mision, thuhet në raport.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme